19.5 C
Tirana

Anëtarësimi në SEPA, hap i rëndësishëm në rrugëtimin drejt BE-së

Më datë:

Shqipëria pritet të hyjë në SEPA, Zonën e Përbashkët Evropiane të Pagesave.

Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA shihet pozitivisht edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare që shprehen në mbështetje te Shqipërisë dhe rajonit për zhvillimet konkrete të bëra në drejtim të tregut evropian të pagesave.

Ledia Bregu, Drejtore e Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës pranë Bankës se Shqipërisë mori pjesë në punimet 2-ditore të konferencës së 10-të Tirana Connectivity Forum organizuar nga Cooperation Development Institute dhe mbështetur nga Ministria për Evropën dhe Çështjet e Jashtme me temë “Better Together: Building a resilient Europe”.

Në panelin “Single Market and SEE6 Regional Cooperation” Bregu prezantoi rëndësinë dhe avantazhet e Shqipërisë dhe Rajonit nga pjesëmarrja në Tregun Unik të Pagesave në Euro, për të cilin Shqipëria nëpërmjet Bankës së Shqipërisë ka aplikuar zyrtarisht në 12 Qershor 2024 pranë EPC.

Pjesëmarrësit përfaqësues të Institucioneve të ndryshme vendase dhe evropiane shprehën mbështetjen e Shqipërisë dhe rajonit për zhvillimet konkrete të bëra në drejtim të tregut evropian të pagesave dhe përforcuan avantazhet nga procesi anëtarësimit në SEPA si një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e anëtarësimit në BE.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...

Kërkuan t’u hiqet sekuestroja e pasurive, GJKKO “rrëzon” Jamarbër Malltezin dhe Argita Berishën

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Osmani për vizitë pune në Riad, pritet me nderime ushtarake

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në Riad...