Malltezi në SPAK për t’u njohur me akuzën: Mungojnë faktet

Më datë:

Pas ish-kryeministrit Sali Berisha, në SPAK është paraqitur edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për t’u njohur me akuzën për çështjen “Partizani”.

Malltezi qëndroi rreth 5 minuta në SPAK, ndërsa deklaroi pas daljes se janë të njëjtat akuza.

Më herët, Malltezi tha për mediet se ai dhe Berisha po mbahen në arrest politik pa asnjë fakt”.

“Mungon fakti penal, është çështje civile e pronarëve të tokës. Shteti nuk ka humbur asnjë cent. Nuk ka asnjë provë që tregon se Berisha ka ndikuar, as nuk i përmendet emri. Zhvillimi i pronës është kryer nga pasardhësit. Asnjë nga tre partnerët, nuk kanë marrë asnjë cent nga qeverisa e PD-së”, tha Malltezi.

Sipas tij, “SPAK ka fshehur dhe gënjyer me dokumente zyrtare”.

“Gënjyen kur thanë Berisha ndërroi destinacionin e tokës. Atë e ka bërë Edi Rama. Por jemi në institucionin e Edi Ramës, prokurorët janë patronazhistë, nuk presim ndonjë gjë tjetër”, shtoi Malltezi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...