“Do të të vras!”/ Kërcënoi fqinjin me armë zjarri, arrestohet 51-vjeçari në Vlorë

Më datë:

Një 51-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës.

Blutë njoftojnë se 51-vjeçari kishte kërcënuar fqinjin e tij se do ta vriste me armë zjarri.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar arma e zjarrit e tipit kallashnikov dhe fishekë, të cilat u gjetën të fshehura në një fuçi në banesën e të arrestuarit.

Njoftimi:

Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u parandalua një krim që mund të kishte pasoja të rënda për jetën.

Arrestohet 51-vjeçari që kërcënoi të vriste fqinjin me armë zjarri.

Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov dhe fishekë në banesën e të dyshuarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se një shtetas posedonte armë zjarri dhe kishte konflikt me fqinjin e tij, konflikt ky që kishte arritur në kërcënime serioze për jetën, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike 21”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. B., 51 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, të fshehur në një fuçi, së bashku me dy krehëra dhe 75 fishekë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Noka: Veprimet e policisë në protestë të paprecedenta, akuza të rënda ndaj qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, i...

Protesta tensionohet, policia përdor spraj lotsjellës, i lënduar një aktivist

Tensione janë shënuar pas përfundimit të fjalimeve politike në...

Akuza të forta nga Berisha ndaj Ramës gjatë protestës së opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një...

Bordi i Transparencës: rregullim i ri i çmimit të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit. NJOFTIMI I BORDITBordi...