18.5 C
Tirana

Fërgesë e Ngrohtë me Gjizë e Hudhra – Receta me Shije të Përsosur

Më datë:

Fërgesa është padyshim një nga traditat më të hershme të kuzhinës shqiptare.

E gatuar në mënyra të ndryshme në treva të ndryshme ajo shijon në mënyrë fantastike në të gjitha recetat e saj.

Një recetë e thjeshtë, e lehtë por me një shije perfekte, e cila padyshim do t’ju tërheqë nepsin dhe oreksin për ta provuar menjëherë.

Përgatitja e Fërgesës Me Domate, Gjizë e Hudhra

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4 persona)

  • 4-5 kokrra domate
  • 4-5 lugë gjizë
  • 2-3 thelpinj hudhra (sasia sipas preferencës)
  • 2-3 speca
  • Vaj Ulliri
  • Pak gjalpë të freskët
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të pastroni me ujë të rrjedhshëm domatet dhe specat.

Specat prijini në rrathë të hollë ose në shirita.

Vendosni një tigan të madh në zjarr.

Shtoni hudhrat e grira ose të shtypura dhe lërini bashkë të skuqen për pak duke i kaurdisur.

Domatet prijini në feta të vogla ose kubike. Sipas preferencës edhe mund t’i grini në formën e puresë.

Domatet e grira shtojini tek tigani ku kemi specat.

Hidhni kripë dhe lërini të zjejnë derisa salca të jetë bërë e trashë dhe vaji ullirit të dalë në sipërfaqe.

Në këtë moment, fërgesën hiqeni nga zjarri, kalojeni në një tavë vogël pjekjeje, hidhini gjizën kaurdiseni, spërkateni me pak piper dhe disa pika gjalpë të freskët dhe futeni në furrë për 7-8 minuta.

Ose një mënyrë tjetër është edhe që pasi hidhni gjizën vendoseni sërish në zjarr duke e lënë për 3-4 minuta duke e kaurdisur.

Në disa krahina, përveç përbërësve më sipër fërgesës i shtohen edhe qepë të njoma ose djathë i thërrmuar në vend të gjizës.

AgroWeb.org ju këshillon që fërgesën ta shërbeni të ngrohtë dhe ta shoqëroni me bukë të thekur, sallata të freskëta të stinës por edhe me byrekë të ndryshëm të ndryshëm shtëpie.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...