SHKODËR- Zbardhet ngjarja e vrasjes së Elis Rroshkodolit në Shkodër. Burime pranë Policisë së Shkodrës pohuan se një shtetas është vënë në prangat ne lidhje me vrasjen e regjistruar pak ditë më parë.
Sipas të dhënave nga blutë e Shkodrës, janë shoqëruar në polici disa persona, të cilët kanë dhënë detaje në lidhje me këtë atentat të ndodhur në rrugën “Isuf Sokoli” në Shkodër çka ka ndihmuar në zbardhjen e të dhënave për këtë ngjarje.
Për momentin nuk ka detaje të tjera në lidhje me identitetin e personit të arrestuar nga Policia e Shkodrës, por pritet të ketë një komunikim zyrtar


