Llatja, bisedime me Kurum: Pagë e plotë për çdo punonjës që do të vazhdojë punën

Më datë:

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, zhvilloi sot një takim me drejtues të kompanisë Kurum për të diskutuar për çështjen e 500 punonjësve të larguar nga puna.

Pas mbledhjes me drejtuesit e kompanisë, Llatja tha se u arritën disa dakordësi për punonjësit.

Sipas tij, kjo situatë është e përsëritur, kompania ka ndaluar prodhimin por punëtorët nuk janë larguar nga puna.

“Çdo punëtor në Uzinën e Çelikut do të vazhdojë punën dhe do të trajtohet me pagesë të plotë. Të gjithë punonjësit e tjerë do të trajtohen me pagë 35.000 me afat të pacaktuar derisa të nisë prodhimi. Për uzinën e petëzimit morëm garanci se do të hapet brenda këtij viti kalendarik“, tha kryebashkiaku.

Kurum, njoftoi disa ditë ma parë largimin nga puna të 500 punonjësve me argumentin e rritjes së kostove dhe vështirësive ekonomike.

Sipas kompanisë, punonjësit janë larguar me kushtin e trajtimit financiar 3-mujor dhe mundësi rikthimi në rast të rihapjes së fabrikave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...