Bukësheqere – Receta e Ëmbëlsirës Klasike Plot Delikatesë

Më datë:

Një recetë e thjeshtë e cila përgatitet pothuaj në të gjithë qytetet e vendit.

Emri i saj ndryshon sipas krahinës, shumëkush e njeh me emrin revani apo pandespanjë.

Bukësheqere është një tjetër emërtim, i kësaj ëmbëlsire delikate dhe me shije të mirë.

Me fare pak përbërës kjo recetë do të kënaqë që të gjithë familjarët tuaj.

Mjafton që të ndiqni më kujdes çdo këshillë që AgroWeb.org ka listuar për ju dhe rezultati do të jetë i mrekullueshëm.

Pasi të keni mësuar recetën klasike mund të vazhdoni dhe të krijoni kombinime të pafundme sipas dëshirës suaj.

Kjo recetë shkon me sherbet, me çokollatë, krem pastiçerie apo edhe me reçel e gliko.

Përbërësit për 6-8 veta

  • 150 g sheqer
  • 75 g miell
  • 75 g niseshte
  • 5 vezë
  • 1 pako me vanilje
  • Pak kripë

Përgatitja e Bukësheqeres

Mund të përdorni telin e kuzhinës, por për një rezultat më të mirë këshillohet që të përdorni rrahësin elektrik.

Më pas, shtoni sheqerin e kripën dhe vijoni t’i rrihni përreth 20-25 minuta derisa vëllimi i vezëve të trefishohet.

Mielli dhe niseshteja siten dhe hidhen pak nga pak në masën e vezëve të rrahura duke e trazuar lehtë me telin e rrahjes së vezëve.

Sitja e miellit dhe niseshtesë krijon mundësinë e fryrjes së mëtejshme të ëmbëlsirës.

Pasi kështu mielli dhe niseshteja nuk do të marrin ajër duke e bërë bukën e ëmbëlsirës poroze porsi një sfungjer.

I gjithë sekreti i kësaj ëmbëlsire qëndron në kujdesin që duhet treguar në ruajtjen e vëllimit të masës.

Shtohen lëkurat e grira të limonit. Lyhet tava me gjalpë, spërkatet me pak miell dhe më pas shtohet masa.

Piqet në nxehtësi mesatare përreth 25-30 minuta dhe më pas lihet të ftohet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...