Vengu: Miratohet paketa financiare për sigurimin e jetës së ushtarakëve në misionet jashtë vendit

Më datë:

Këshilli i Ministrave miratoi sot një vendim të rëndësishëm që prek Forcat e Armatosura dhe Ministrinë e Mbrojtjes që ka të bëjë me ofrimin e të gjithë paketës financiare dhe ligjore që ofron dhe mbulon sigurimin e jetës të Forcave tona të Armatosura në misionet jashtë vendit.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së qeverisë.

“Kemi një diversifikim të misioneve jashtë vendit, kemi një shtesë të angazhimit të Shqipërisë në misione që lidhen jo vetëm me NATO-n, por edhe me Bashkimin Europian në të gjithë spektrin e misioneve qoftë në kontributet tokësore por edhe në ato detare”, u shpreh ai.

“Me këtë paketë angazhohemi që të gjitha forcat tona të angazhuara jashtë kanë mbulimin e nevojshëm për çdo lloj vështirësie që mund të hasin në misione që mund të zgjasin mbi disa muaj”, tha Vengu.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Incident fatal në Kamëz – një i vrarë me armë zjarri

Kamza është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë....

Krepa në furrë

Përbërësit: 500 ml qumësht 200 gr miell 30 gr sheqer 10 gr gjalpë...

PACE: Kemi vërejtur ndërhyrje nga Serbia dhe dezinformim gjatë zgjedhjeve

Kryesuesi i delegacionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit...

Toni Gogu: Projektligji i amnistisë prek 380 të dënuar për lirim të menjëhershëm

Ministri i drejtësisë, Toni Gogu, ka prezantuar në Komisionin...