10.5 C
Tirana

Salianji reagon pas vrasjeve në vend: Ministri i Brendshëm as dihet ku është fshehur

Më datë:

Deputeti i PD Ervin Salianji ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit të kronikës së zezë në vendin tonë.

Ai shkruan se “rendi dhe siguria publike në pikiatë, vrasjet, plagosjet, vjedhjet po bëjnë kërdinë ndërkohë që halli më i madh i policisë politike është si të mbulojë, manipulojë dhe fshehë krimet!”.

“Policia e politizuar po politizohet dhe më tej, për të dhënë mesazhin tek banditët që më kriminelët mbrohen! Parandalim as që bëhet fjalë por policia nuk kap dot as kriminelët ordinerë, oligarkët e krimit ndërkohë emërojnë drejtuesit dhe caktojnë shefat e policisë!

Vetëm çlirimi i policisë nga prangat e krimit dhe rikthimi i saj në shinat e ligjshmërisë rikthen besimin tek punonjësit e policisë dhe e kthen policinë e shtetit në shërbim të interesave të qytetarëve dhe jo në interesa të bandave!

Ndërkohë që krimi ka marrë dhenë në rrugë ministri i brëndshëm as dihet ku është fshehur!”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ekzekutimi i ish-policit Malko, çështja rikthehet në gjykatë

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të...

Berisha: Fuqia e drogës në regjimin e Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve

https://www.youtube.com/live/nWWJdpzIlDE?si=CotAPyjUU_XdZwiS Kreu i PD-së Sali Berisha, sot më 5 dhjetor...

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Shtyhet seanca, mungon avokati

Gjykata e Posaçme sot më 5 dhjetor 2025 ka...

Ibrahimaj në Këshillin e Investimeve: Hyrja në tregun e BE-së kërkon harmonizim me standardet europiane

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj drejtoi mbledhjen...