Gjykata e riktheu në burg përjetë për vrasjen e katër policëve, Dritan Dajti kërkon lirinë

Më datë:

Dritan Dajti i drejtohet me një tjetër kërkesë Gjykatës së Elbasanit duke kërkuar lirinë pasi sipas avokatëve të tij po mbahet në burg pasi i ka mbaruar dënimi prej 25 vitesh.

Avokatët pretendojnë lirimin në kushtet kur, sipas tyre, nuk ka urdhër ekzekutimi për vendimin e Gjykatës së Lartë që e kthen Dritan Dajtin në burgim të përjetshëm.

Nga ana tjetër IEVP Peqin i është drejtuar SPAK me një kërkesë për urdhër ekzekutimi për vendimin e Gjykatës së Lartë ndaj Dajtit, por kjo e fundit ja ka ngarkuar Prokurorisë së Elbasanit.

Dritan Dajti prej disa muajsh tashmë ka ndërmarrë disa procese gjyqësore ku kërkon lirimin.

Ai vuan dënimin në IEVP Peqin për vrasjen e 4 efektivëve të Policisë së Shtetit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklaratat e ministres serbe për Kosovën, debate në Komisionin e Jashtëm

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Komisionin për Evropën dhe...

Rubio: Vizita e Xi Jinping mbetet ende në fuqi

 Përgatitjet për vizitën e planifikuar të presidentit kinez Xi...

Vezë me emrat e deputetëve në protestën para Kuvendit, policia rrethon institucionin

E ndërsa seanca plenare e cila do të mbahet...

Policia e Tiranës, kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën e ish-Bllokut

Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet për monitorimin e...