22.5 C
Tirana

Osmani: Ura e Ibrit duhet të hapet, por në koordinim me aleatët tanë

Më datë:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se është kundër diskutimit për Urën e Ibrit në Bruksel.

Ajo tha se i qëndron prapa deklaratave të mëhershme se duhet të bëhet hapja e Urës së Ibrit, porse duhet të bëhet në koordinim me SHBA-në dhe NATO-n.

Osmani potencoi se kjo urë nuk është dashur të mbyllej kurrë, por duhet siguruar që kur të hapet të mbetet ashtu.

Ndërkaq, deklarimet nga zëdhënësit e Bashkimit Evropian, Peter Stano, Osmani i quan raciste.

“Paqja dhe siguria është çështje globale, nuk është individuale, nuk është vetëm e jona. Afekton paqen dhe sigurinë shumë më gjerë…

Në takimet e mia me SHBA-të asnjëherë nuk është thënë që janë kundër hapjes së urës. Përkundrazi janë pro zbatimit të marrëveshjeve në Bruksel të cilat kanë paraparë hapjen e urës…

Ajo urë nuk është dashur të mbyllej kurrë, ajo urë është mbyllur për arsye komplet politike. Ura patjetër duhet të hapet.

Por ne duhet të sigurohemi që kur hapet, mbetet e hapur. E jo që kur hapet të nxitë një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të…Ne nuk kemi arsye që të kemi konflikte me aleatët tanë. Ata na kanë shpëtuar…

Sa i përket Bashkimit Evropian deklarata e zëdhënësit të këtyre institucioneve janë mbi të gjitha raciste. As nuk besoj që meritojnë më shumë vëmendje nga ana ime…

Nuk ka asnjë arsye dhe kundërshtoi në çdo mënyrë diskutimin e çështjes së hapjes së Urës në Bruksel. Nuk kemi çka e pyesim Serbinë. Dialog me Serbinë për këtë temë nuk do të duhej të pranonte askush”, deklaroi Osmani.

Ndër të tjera, presidentja Osmani u pyet edhe rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve, për çka tha se nesër do të bëhet vlerësimet e fundit se kur është koha më e përshtatshme.

Ajo tha se ka pranuar me shkrim nga kryetari i LVV-së, njëkohësisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti datën e preferuar sipas tyre për mbajtjen e zgjedhjeve .

Këto deklarime Osmani i bëri në komunën e Vitisë, me ç’rast u prit nga  kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...