18.5 C
Tirana

“Ëndërr e realizuar”, Mbappe nuk i fsheh emocionet, feston edhe Ancelotti: Privilegj të drejtoj Realin

Më datë:

Real Madrid vijon dominimin absolut në Evropë, kjo ishte finalja e 19 nga 20 në shekullin e 21-të që spanjollët dali me trofe në duar. Carlo Ancelotti nuk di të ndalet duke vendosur rekorde të pabesueshme në krye të Realit:

“Është nder dhe privilegj të drejtojë këtë skuadër. Atalanta na bëri të vuajmë gjatë pjesës së parë, ndërsa në të dytën u krijuan hapësira duke nxjerr në pah cilësinë e sulmuesve tanë. Të lush kundër Atalantës është sikur të shkosh te dentisti”, theksoi ndër të tjera Ancelotti i cili i bëri komplimente Bellingham dhe Valverdes.

Shijon trofeun e tij të parë me fanellën e Real Madrid edhe Kylian Mbappe: “Është një ëndërr e bërë realitet. Jam shumë i lumtur që po luajë me klubin më të mirë në botë. Të fitosh një trofe dhe të shënosh për një sulmues është diçka fantastike. Ne dëshirojmë të fitojmë shumë trofe. Të luash me lojtarë si Vinicius është diçka fantastike. Falënderoj shokët dhe trajnerin Ancelotti”, theksoi Mbappe.

Pavarësisht humbjes, Gaspetini dhe të gjithë tek Atalanta janë krenar për këtë finale dhe mbi të gjitha për këtë rrugëtim: “Kisha besim se mund të vendosnim Realin në vështirësi. Ishte një ndeshje e luftuar, por gjërat ndryshuan pas golit të dytë, i cili ishte i evitueshëm. Më vjen keq për djemtë që u mërzitën, por Reali e meritoi”, u shpreh Gasperini pas ndeshjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...