9.5 C
Tirana

E rëndë në Gjirokastër, 43 vjeçari vetëvaret në shtëpinë e tij

Më datë:

Vetëvaret një 43 vjeçar në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash ne lagjen 11 Janari ku 43 vjeçari është gjetur i varur në ambientet e brendshme të shtëpisë së tij.

Trupin e pajetë të 43 vjeçarit e kanë gjetur të afërmit e tij, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Ai ishte emigrant në Greqi dhe kishte pak ditë që ndodhej me pushime në vendlindje.

Nuk dihen shkaqet që e çuan deri në vetëvarje.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 12:05, në lagjen “11 Janari”, në banesën e tij është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi L. Ç., rreth 43 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Burg pa afat për dy të arrestuarit/ Elbasan, masa e sigurisë për ish-ortakun e biznesmenit dhe rojën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë...

Protesta mbahen para parlamentit gjerman kundër projektligjit për shërbimin ushtarak

Një grup protestuesish organizuan një demonstratë para ndërtesës së...

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme, “Byron”,...