9.5 C
Tirana

Plagosi me armë zjarri një person në Shkodër, arrestohet autori

Më datë:

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit që plagosi me armë zjarri Çele Shabaj, në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Prekalit, në Postribe, ndërsa policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë

Si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar dhe dy shtetas të tjerë.

Policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari.

Rreth orës 20:40, në Postribë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi K. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Ç. Sh., 43 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e 3 shtetasve për veprime të mëtejshme, mes tyre dhe autori i dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Burg pa afat për dy të arrestuarit/ Elbasan, masa e sigurisë për ish-ortakun e biznesmenit dhe rojën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë...

Protesta mbahen para parlamentit gjerman kundër projektligjit për shërbimin ushtarak

Një grup protestuesish organizuan një demonstratë para ndërtesës së...

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme, “Byron”,...