10.5 C
Tirana

BE 4,2 miliardë euro të tjera ndihmë financiare për Ukrainën

Më datë:

Komisioni Evropian transferoi dje pothuajse 4,2 miliardë euro (4,6 miliardë dollarë) – ndihmë financiare për Ukrainën.

“Financimi synon të “mbajë funksionimin e shtetit ukrainas” ndërsa Kievi lufton për mbijetesën e tij kundër Rusisë”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në X.

“Evropa qëndron në mënyrë të vendosur me Ukrainën”, shtoi ajo.

Ndihma është pjesë e Planit të BE-së për Ukrainën, i cili u miratua zyrtarisht në prill dhe do t’i sigurojë Ukrainës ndihmë financiare me vlerë 50 miliardë euro deri në fund të 2027.

Me financimin e rradhes, BE ka transferuar në Kiev në kuadër të programit – 12 miliardë euro.

Sipas kushteve të planit, Ukraina duhet të zbatojë reforma në menaxhimin e financave publike dhe qeverisjen e ndërmarrjeve shtetërore.

Fondet do të përdoren për të paguar pagat dhe pensionet e ukrainasve, për të ofruar shërbime bazë dhe për të mbështetur rindërtimin.

Ukraina, e cila është një kandidate zyrtare për t’u anëtarësuar në BE, i ka rezistuar pushtimit rus për më shumë se dy vjet me ndihmën ushtarake perëndimore. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohet arsenal armësh në Fushë-Krujë, në pranga 49-vjeçari

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në një operacion...

Shirat dëmtojnë aksin kombëtar Librazhd-Pogradec, thellohen çarjet tek Arrat e Gurrës

Rrëshqitjet në rrugën kombëtare Librazhd-Pogradec janë rikthyer sërish, pas...

Kuvendi i Kosovës miraton Projektbuxhetin 2026

Me 59 vota pro,22 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi...

Koçiu: Asnjë përgjegjësi për tubimin, fëmijët të mos përfshihen në dhunë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, gjatë një...