Vëngu: Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës

Më datë:

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu bëri të ditur sot se pas një nate përpjekjesh e pune të pandërprerë janë vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës.

“Strukturat operacionale të Emergjencave Civile në nivel lokal dhe qendror, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kanë arritur të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës”, informoi ministri, ndërsa ndau në rrjetet sociale pamje nga puna në terren.

Sipas Vëngut, “rreziku për banesat është eliminuar, por situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm”.

“Në ndihmë të forcave vendore janë bashkuar edhe dy ekipe zjarrfikësish nga Forcat e Armatosura.

Mirënjohje të gjithë efektivëve për punën e tyre heroike në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve”, u shpreh ministri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...