Ministri i Brendshëm italian letër Ballës: Bashkëpunim që solli arritjen e objektivave të rëndësishme

Më datë:

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi i ka dërguar një letër ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i cili deri në fund të korrikut mbajti detyrën e ministrit të Brendshëm.

Piantedosi shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin konstruktiv që kanë pasur dy ministritë.

“I nderuar koleg, me rastin e ndërrimit tuaj në krye të Ministrisë së Brendshme, dëshiroj t’ju përshëndes duke ju shprehur mirënjohjen time më të sinqertë për bashkëpunimin konstruktiv që kemi zhvilluar midis dy dikastereve tona, i cili ka sjellë arritjen e objektivave të rëndësishme: një mbi të gjitha, nënshkrimin e Protokollit për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, shkruan Piantedosi.

Ai shprehet se, ka qenë një kënaqësi e vërtetë të ndante me Ballën vizione dhe strategji mbi sfidat kryesore që paraqet konteksti aktual ndërkombëtar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...