23.5 C
Tirana

Integrimi në BE, Italia mbështet Shqipërinë

Më datë:

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti në një takim kortezie ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.

Në takim u konfirmua edhe një herë afërsia mes dy vendeve mike. ⁠

Ministri Hoxha i pohoi ambasadorit italian se ka qenë dhe është dëshmitar i bashkëpunimit të frytshëm me shtetin italian në çdo fushë, duke nisur nga siguria publike, deri tek mbështetja që Italia i jep Shqipërisë në rrugëtimin për anëtarësim në BE.

Ambasadori italian theksoi gjatë takimit, kënaqësinë për bashkëpunimin dhe rezultatet e arritura kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar.

Ministri Hoxha gjithashtu shprehu gatishmërinë maksimale të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, për t’i çuar përpara të gjitha proceset që kërkojnë vëmendjen e tij me bindjen e plotë se bashkëpunimi do të vazhdojë të jetë në nivelet më optimale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Ekstradohet nga Gjermania një grua rumune për mashtrim financiar ndaj një kompanie shqiptare

Një 37-vjeçare rumune, e dënuar në Shqipëri për mashtrim...

Malaj: Bonusi për pensionistët në fundvit 10-15 mijë lekë

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se pensionistët...