12.5 C
Tirana

Hasani: Legalizimi i dokumenteve, brenda 24 orëve

Më datë:

Në kuadër të lehtësimit të shërbimeve konsullore, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë që ndjekin procedurat e legalizimit të dokumenteve se tashmë ky proces bëhet brenda 24 orëve.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh se për këtë mjafton të dorëzohen dokumentet në çdo zyrë poste brenda territorit të RSH-së.

“MEPJ përpunon të gjithë dokumentacionin për legalizim/ apostilim brenda ditës, i cili merret në dorëzim nga korrierët e postës dhe më pas kryhet shpërndarja e tyre”, u shpreh ai.

Shqipëria është anëtare e Konventës së Hagës “Për heqjen e detyrimit të legalizimit të dokumenteve zyrtare të huaja” të 5 tetorit 1961, që do të thotë se dokumentet shqiptare që do të përdoren në vendet anëtare të së njëjtës Konventë, si dhe anasjelltas, nuk do të legalizohen nga përfaqësitë diplomatike e konsullore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...