21.5 C
Tirana

Hoxha takim homologun e Landit të Bavarisë: Thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Më datë:

 Ministri i Brendhsëm Ervin Hoxha, priti të hënën në Tiranë në një takim zyrtar, ministrin e Brendshëm të Landit të Bavarisë, Joachim Herrmann.

Hoxha tha se, gjatë bisedës me homologn gjerman, konfirmuam se Shqipëria dhe Gjermania kanë marrëdhënie të shkëlqyera, mbështetur në një dialog intensiv politik të nivelit të lartë.

“Më tej trajtuam gjetjen e rrugëve të reja për thellimin e bashkëpunimit, në luftën ndaj krimit të organizuar, si dhe mundësinë e ngritjes dhe funksionimit të Skuadrave të Përbashkëta Hetimore. Në këtë kontekst, vlerësova si model të bashkëpunimit të suksesshëm, Njësinë “Anti Skifter” për krimet kundër pronës”, u shpreh ministri.

Të dy homogët theksuan se bashkëpunimi mes dy policive është shumë funksional dhe mbështetën idenë e hedhur nga stafet teknike për patrullime të përbashkëta, eksperienca që funksionojnë mes disa shteteve.

“Gjermania ka ofruar mbështetje të dukshme në drejtim të hapjes së negociatave të anëtarësimit, veçanërisht me një rol shumë proaktiv në perspektivën e Shqipërisë drejt BE-së”, vuri në dukje Hoxha.

Gjithashtu vijoi ministri, Gjermania ka dhënë një kontribut të madh, përfshirë ndihmën për Policinë e Shtetit në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe logjistike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...