Muzhaqi: 1200 pozicione praktike pune në administratë

Më datë:

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi njoftoi sot se mbeten edhe 10 ditë para se të mbyllen aplikimet për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

Muzhaqi e vlerësoi këtë program një mundësi plus për të rinjtë e moshës 21-26 vjeç që duan të zhvillojnë një praktikë 3-mujore pranë institucioneve të administratës shtetërore.

Ministrja bëri të ditur se këtë vit ofrohen mbi 1200 pozicione të lira në administratë. “3 muaj praktike pune e njohur si eksperiencë pune në Administraten Shtetërore. Ndërsa për ata që vlerësohen maksimalisht gjatë 3-mujorit të praktikës, mundësi për punësim me kontratë 1-vjeçare”, tha Muzhaqi.

Për të qenë pjesë e thirrjes, aplikantët duhet të kenë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “bachelor”, si dhe të plotësojnë një formular të thjeshtë aplikimi duke bashkëngjitur CV-në dhe një letër motivimi deri më 15 gusht në portalin zyrtar: https://praktika.riniafemijet.gov.al.

Për më shumë informacion, ministrja Muzhaqi ndau në rrjete sociale mesazhin e Rozalindës, vajzës që pas praktikës është punësuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë me kontratë 1-vjeçare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...

Gonzato: Shqipëria duhet të forcojë sistemet e kontrollit ushqimor për integrimin

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë...