Tabaku: Profesionistëve të lirë u është marrë një taksë e padrejtë, duhet t’u rikthehet

Më datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka vazhduar thirrjet e saj drejtuar qeverisë në lidhje me këstin e taksës mbi Profesionet e Lira që është paguar nga profesionistët e lirë përpara vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese.

Deputetja e PD-së i bëri thirrje qeverisë që të rikthejë tek qytetarët 10 milionë euro që ka marrë nga xhepat e tyre për një taksë që është quajtur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.

“Vendimi parë që Ministri i Financave duhet të dërgojë në tavolinën e qeverisë është rikthimi i kësaj pagese që u mor padrejtësisht dhe pandershmërisht në një kohë që Gjykata Kushtetuese po shqyrtonte çështjen e dërguar prej PD dhe profesionistëve të lirë”, shkruan Tabaku në një postim në profilin e saj në rrjetet sociale.

“Qeveria vazhdon të heshtë për rikthimin e këstit të taksës që padrejtësisht u ka marrë profesionistëve të lirë. Të jemi të qartë, shtresa e mesme ka paguar padrejtësisht një këst të taksës antikushtetuese të profesionistëve të lirë. Atyre u duhet kthyer ajo që është marrë padrejtësisht dhe pandershmërisht”, shtoi ajo.

Tabaku theksoi se nuk ka asnjë logjikë ligjore, ekonomike dhe administrative që qeveria të mbajë në arkë 10 milionë euro që u janë marrë padrejtësisht profesionistëve të lirë.

“Koha t’u rikthehet qytetarëve ajo që iu mor padrejtësisht dhe pandershmërisht”, shtoi Tabaku.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Presidenti Begaj: Bashkëpunimi ushtarak me SHBA forcon sigurinë rajonale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar partneritetin 25-vjeçar...

Kishin pika këmbimi valutor pa licencë, në hetim pronarët e 3 subjeketeve në Tiranë

Policia e Tiranës, vuri në hetim pronarët e tre...

Banorët e Arapajt ngrejnë shqetësimin: “Jetojmë me frikë prej tyre”

Pak ditë pas aksidentit të rëndë që i mori...

Tortë akulli me kafe

Në ditët e nxehta të verës ushqimet më të...