Në qarkun e Shkodrës si rezultat i kontrolleve intensive u asgjësuan 2944 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
Kontrollet u kryen në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj faze të megaoperacionit shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në territoret e njësive administrative Shalë dhe Postribë gjetën dhe asgjësuan 988 bimë kanabisi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Temal dhe Hajmel 1809 bimë kanabisi.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë-Arrëz gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Iballë 147 bimë kanabisi.
Policia po vijon punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve kanabis.


