1.5 C
Tirana

Apeli i GJKKO shqyrton kërkesën e Beqajt dhe 6 të akuzuarve të tjerë

Më datë:

Ka nisur sot në Apelin e Gjykatës së Posaçme seanca për ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe 6 të tjerë të akuzuar për çështjen e SASPAC.

Beqaj dhe 6 të akuzuarit e tjerë kanë apeluar masat e sigurisë dhe kërkojnë zëvendësim mase. Beqaj mbahet nën masën e ‘arrestit me burg’ nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Beqaj u arrestua më datë 4 korrik nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nën dyshimet për një skemë korrupsioni me fondet e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj (SASPAC).


I arrestuar është edhe Ermal Kurtulaj, ndërsa me masë arrest shtëpie është Alfred Nikolla dhe me masë detyrim paraqitje për katër të dyshuar të tjerë.

Beqaj dhe 6 të tjerët akuzohen nga SPAK për korrupsion, mashtrim, fshehje pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera. Prokuroria e Posaçme dyshon se Beqaj ka abuzuar me fondet europiane si drejtor i Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj, duke kryer prokurime fiktive në bashkëpunim me koordinatorin Ermal Kurtullaj, si dhe ka fshehur pasurinë me deklarata të rreme.

Beqaj dha dorëheqje si kreu i Agjencisë sapo iu ndaluan udhëtimet jashtë vendit dhe iu kërkua të paraqitej rregullisht pranë SPAK-ut lidhur me hetimet mbi koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Në këtë çështje ai akuzohet për shpërdorim detyre si ish ministër i Shëndetësisë, ndërsa janë arrestuar ish zëvendës ministri Klodian Rrjepaj dhe sipërmarrësi Ilir Rrapaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Nuk do të ketë urbanizim përpara legalizimit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një...

Drejtoi automjetin në gjendje të dehur, SPAK dërgon për gjykim deputetin Qani Xhafa

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka...

Gjykata e Lartë rrëzon Monika Kryemadhin, lë në fuqi sekuestrimin e banesës te Kodra e Diellit

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi...