20.5 C
Tirana

Ekspozitë e Muzeut Historik Kombëtar në Maqedoninë e Veriut kushtuar gjuhës shqipe

Më datë:

Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Komunën e Tetovës dhe Qendrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike, çeli ekspozitën “Gjuha jonë sa e mirë”.

Çelja e ekspozitës u bë në ambientet e Radio Tetova, në kuadër të aktivitetit “Festojmë në vendlindje.

Vera tetovare”.

Muzeu Historik Kombëtar falenderoi për këtë aktivitet, bashkëautorin e ekspozitës Arsim Sinanin, me të cilin ka pasur bashkëpunime të tilla edhe më herët.

Në ceremoninë e çeljes së ekspozitës ishte i pranishëm kryetari i këshillit të Komunës së Tetovës, Naim Ismaili, deputetë të partive të ndryshme politike që përfaqësojnë shqiptarët në parlamentin e Republikës së Maqedonisë të Veriut, njerëz të artit dhe të biznesit etj.

Gjithashtu në këtë aktivitet të rëndësishëm ishte e pranishme edhe një përfaqësi e Muzeut Historik Kombëtar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...