21.5 C
Tirana

Zjarr masiv në hyrje të Gjirokastrës, era favorizon flakët!

Më datë:

Këtë paradite, një vatër zjarri u vërejt pranë masivit të pishave në hyrje të Gjirokastrës pranë liqenit të Viroit.

Zjarri që mendohet të jetë i qëllimshëm është vendosur në dy territore pranë njëri-tjetrit. Për shkak të bimësisë së dendur dhe të thatë dhe pranisë së shkurreve, favorizuar edhe nga era, zjarri po përhapet me shpejtësi duke marrë përmasa të mëdha.

Në vendngjarje janë të gjithë efektivët zjarrfikës të Gjirokastrës, të ndarë në dy grupe. Njëri grup po lufton me flakët që po vijnë në drejtim të qytetit dhe grupi tjetër po punon për shuarjen e zjarrit në drejtim të fshatit Mashkullorë.

Situata është e vështirë dhe është kërkuar ndihmë edhe nga ajri. Situatës pritet t’i bashkohen forcat vullnetare dhe efektivë të ushtrisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...