9.5 C
Tirana

Sonte ceremonia e Lojërave Olimpike Paris 2024, sulmohet sistemi hekurudhor

Më datë:

Përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris, rrjeti hekurudhor i shpejtësisë së lartë të Francës është futur në kolaps.

Mijëra qytetarë janë bllokuar nëpër stacione, pasi trenat në disa linja kryesore e kanë patur të pamundur të nisen, për shkak të disa akteve të zjarrvënies që sipas kompanisë operuese janë të qëllimshme dhe të koordinuara.

Operatori shtetëror hekurudhor tha se zjarrvënësit kishin shënjestruar instalimet përgjatë linjave që lidhin Parisin me Lilen, Bordon dhe Strasburgun.

Ministri francez i Transportit i përshkroi aktet si kriminale, ndërsa shefi i policisë së Parisit tha se ai po forconte edhe më tej sigurinë në stacionet kryesore të kryeqytetit.

Kompania hekurudhore franceze SNCF njoftoi këtë të premte se rrjeti i saj i trenave të shpejtësisë së lartë u sulmua nga “akte keqdashëse”, që synonin paralizimin e sistemit.

Shumë linja të shpejtësisë së lartë, TGV, janë goditur, nga perëndimi, veriu e lindja e Parisit. Sulmet kanë shkaktuar radhë të gjata në stacionet hekurudhore.

Shumë trena janë anuluar dhe SNCF thotë se situata mund të zgjasë ‘të paktën gjatë gjithë fundjavës, ndërkohë që bëhen riparime’.

Një burim pranë hetuesve francezë tha për AFP se zjarret ishin akte ‘sabotimi’. Sipas tij, shënjestrimi i rrjetit hekurudhor të trenave të shpejtësisë së lartë u bë në mënyrë të koordinuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bylykbashi paralajmëron: Projekti TID po shkatërron pronat e familjeve durrsake

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, në një deklaratë...

Ja me kë e fillon dhe e mbyll Shqipëria Ligën e Kombeve, kalendari i plotë i aktivitetit

Kombëtarja shqiptare mësoi mbrëmjen e kaluar kundërshtarët e saj...

Strasburgu: Shqipëria dëmton qytetarët me vonesat në gjyqe

Gjykata deklaron se Shqipëria duhej të zvogëlonte ngarkesën e...

Bergner takon Brahon: Forcimi i sundimit të ligjit, kusht për anëtarësimin në BE

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, u takua sot me...