Shtyhet sërish seanca për “Sterilizimin”, Beqaj ‘irritohet’ para trupës gjykuese në GJKKO

Më datë:

Shtyhet për të disatën herë seanca paraprake për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe personat e tjerë të akuzuar për dosjen e “Sterilizimit”.

Mësohet se ish-ministri ishte i pranishëm në seancë ku u shfaq tepër i irrituar duke nisur të kundërshtojë veprimet e SPAK.

Aktet e sjella në gjykim përmbajnë të pavërteta”, pretendoi ish-zyrtari nën akuzë për “shpërdorim detyre”.

Ai kërkoi të bënte një deklaratë për aktet procedurale që lidhen me hetimin tjetër të dosjes SASPAC.

Trupa gjykuese ndërhyri duke i kujtuar Beqajt se janë ende në fazën e legjitimimit të palëve dhe do t’i jepet mundësia për t’u shprehur në një moment tjetër.

Reagimi i tij vjen dy ditë pasi në një banesë të pretenduar prej tij se e ka marrë me qira në Vlorë, është ushtruar kontroll nga hetuesit e Byrosë Kombëtare.

Seanca ku gjykata do të shprehet nëse dosja kalon për gjykim ose jo u shty për në datën 12 Shtator.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...

Biskota me Qumësht

Masat: 100 gr gjalp 1 filxhan çaji qumësht 1 filxhan çaji sheqer 1...

Gara për kreun e PD/ Sot afati i fundit, tre kandidatë lënë dokumentet në recepsion

Partia Demokratike ka hyrë në një fazë procesi zgjedhor...

“Është gjeniale”, Trump ‘vë bast’: Bllokada ime detare do të sfidojë historinë dhe do ta shkatërrojë Iranin

Bllokada detare e Presidentit Donald Trump është përpjekja e...