Deputetja Açka largohet nga grupi i PD-së: Nuk dua të bëj sehir minën ndaj demokracisë

Më datë:

Deputetja Flutura Açka ka deklaruar sot se ka dhënë dorëheqjen nga Drejtimi i Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik dhe largimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Në një postimi në rrjetet sociale, Açka shprehet se nuk dëshiron të bëj sehir minën ndaj demokracisë, ndaj për këtë arsye largohet nga Grupi i PD.

Deputetja Açka thekson se sulmet e fshehta dhe të hapura ndaj saj nuk kanë reshtur dhe është e detyruar të mos e pranoj më gjendjen e pashëndetshme të krijuar nga presionet politike rreth saj.

“Edhe pse në këto kushte të padrejta, jam përpjekur të përmbush detyrimin tim kushtetues në mbarëvajtjen e punës së Komisionit Parlamentar që drejtoj. Ndaj, në respekt të çdo demokrati të ndershëm që kam njohur në jetën time dhe në detyrim të idealeve për të cilat u themelua Partia Demokratike në kapërcyell të 90’tës, jam e detyruar të mos e pranoj më gjendjen e pashëndetshme të krijuar nga presionet politike rreth meje”, thekson Açka në letrën drejtuar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

“Që të mos jem më pjesë e alibisë së shkatërrimit të Opozitës, të cilën e ndanë dhe e shqyen para syve tanë personazhe me etje të pangopur politike; Që të mos hesht përballë minimit që po i ndodh demokracisë shqiptare nga bashkëpunimi me pushtetin dhe në dëm të interesave demokrate e kombëtare, të një grupi të vogël opozitar me parime qokash dhe moral të dyshimtë politik; Që të shfaq qartë dhe e pandikuar para demokratëve, votuesve dhe shqiptarëve – të cilët ende besojnë te politika e pastër – aksionin tim personal si opozitare ndaj kundërshtarit tonë të përbashkët politik, pa u ndikuar nga fryma që ka kapluar tashmë prej vitesh Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike; Që të mos hesht përballë intrigave e makinacioneve të paprincip të personave të caktuar në Opozitë, të cilët, me betejat e tyre të rreme, e kanë diskretituar shpesh aksionin opozitar; deklaroj nga sot dorëheqjen time si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik dhe largimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike”, përfundon Flutura Açka.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kryeministri Rama: Prioritet mbyllja e kapitujve të integrimit, kërkohet ritëm më i lartë

 Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria duhet të...

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburanteve, nafta shkon 191 lekë/litër

Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet...

Costa: Zvërneci, Komisioni Evropian në kontakt me autoritetet shqiptare

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa deklaroi sot...

Grabitje në Tiranë, autori largohet me skuter pas marrjes së parave nga banka

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me...