Reforma zgjedhore, Gjinkuri: Opozita ka propozuar lista mikse

Më datë:

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste për Reformën Zgjedhore në Grupin për Dialogun, Damian Gjiknuri deklaroi sot se opozita ka paraqitur një propozim të ri, që ka të bëjë me lista mikse.

Pas mbledhjes së grupit ku u arrit dakordësi për votën e diasporës, Gjiknuri u shpreh se duhet diskutuar nëse ky propozim përputhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Çështja e dytë e herësit, sot për herë parë dëgjuam një propozim nga ana e opozitës që janë të gatshëm për kompromis që i afrohet formulës kushtetuese. Listë mikse, pjesë e mbyllur dhe pjesë e hapur pa prag. Është një gjë që duhet ta diskutojmë sa në përputhje është më vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me atë që presin qytetarët shqiptarë”, theksoi Gjinkuri.

Ai shtoi se formula që paraqitën ka qenë më afër asaj që kërkojnë qytetarët, reflekton vendimin e Kushtetueses dhe krijon stabilitetin e duhur midis qëndrueshmërisë së listës dhe asaj që ofron kandidati.

I pyetur për mundësinë e dërgimit të një drafti në Kuvend para seancës së 25 Korrikut, Gjiknuri theksoi se “nëse gjejmë kompromis për këto çështje, pse jo. Them që jemi të gatshëm dhe koha është e mjaftueshme që ekspertët të përfundojnë një draft dhe ta çojmë në Kuvend para seancës së të enjtes”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Plagosi 5 persona në Athinë, 89-vjeçari: “Doja të tërhiqja vëmendjen, jo t’i vrisja”

Zbardhet dëshmia e 89-vjeçari, Panagiotis K., që plagosi dje...

Ambasadorja e SHBA-ve në Ukrainë jep dorëheqjen mes ngecjes së përpjekjeve për armëpushim

Ambasadorja në detyrë e SHBA-ve në Ukrainë do të...

Shqipëria marrëveshje me Poloninë për sigurimet shoqërore

Qeveria shqiptare ka vijuar këtë të mërkurë, më 29...

Laert Haxhia në qendër të dëshmisë, i penduari zbulon detaje për porositë e atentateve

Teksa sot është seanca në GJKKO, Laert Haxhiu, i...