10.5 C
Tirana

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mban sot dhe nesër seancën për votimin e Qeverisë së re

Më datë:

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë të shtunën dhe të dielën seancën për votimin e Qeverisë së re, që do të drejtohet nga Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së, partisë e cila fitoi zgjedhjet e rregullta parlamentare që u mbajtën më 8 maj.

Qeveria e re do te ketë 24 ministri, apo katër më shumë sesa përbërja e deritashme, ndërsa pjesë e saj, përveç VMRO DPMNE-së, do të jetë koalicioni VLEN, që e përbëjnë katër parti shqiptare dhe partia ZNAM, të cilën e përbëjnë ish-anëtar të Lidhjes Socialdemokrate.

Këto parti kanë një shumicë parlamentare prej 78 deputetëve nga 120, sa numëron gjithsej Kuvendi.

Për zgjedhjen e Qeverisë së re duhet të votojnë 61 deputetë, ndërsa sipas rregullores së Kuvendit, debati nuk mund të zgjasë më shumë se dy ditë. Koalicioni VLEN, do të drejtojë gjashtë ministri.

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Ekologjisë pritet të jetë Izet Mexhiti. Besar Durmishi do të drejtojë Ministritë e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, ndërsa Fatmir Limani, Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës.

Arben Taravari është propozuar për ministër të Shëndetësisë, ndërsa Arben Fetai për zëvendëskryeministër. Orhan Murtezani pritet të drejtojë Ministrinë e re për Eurointegrime.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lirohen 4 protestuesit/Noka: Jo ata, por Rama është destabilizuesi i vetëm i Shqipërisë!

Gjykata e Apelit e Tiranës ka liruar katër protestuesit...

Kosovë, shtyhet seanca gjyqësore për rastin e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

Seanca fillestare në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në rastin...

Akuza për korrupsion dhe pastrim parash, kalon për gjykim dosja e kardiologut Edvin Prifti

Dosja penale ndaj mjekut kardiolog Edvin Prifti ka kaluar...

U arrestuan në tubimin kombëtar të PD! Lirohen 4 protestuesit, gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Katër protestues të Partisë Demokratike, të arrestuar gjatë protestës...