7.5 C
Tirana

Posedonte lëndë shpërthyese dhe doza kanabisi, arrestohet 27-vjeçari në Sarandë

Më datë:

27-vjeçari me inicialet D.Zh. është vënë në pranga në Sarandë për shkak se posedonte lëndë shpërthyese dhe gjithashtu doza kanabisi.

Gjatë një kontrolli në banesën e tij, policia sekuestroi dy kuti cilindrike të mbushura në brendësi me kapsolla elektrike detonatore, të mbyllura hermetikisht dhe doza me kanabis.

Në njoftimin e saj, policia shkruan:

Sarandë/ Vijon kontrollet intensive  në kuadër të “Sundimit të Ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Posedonte në banesë kapsolla elektrike detonatore dhe doza me kanabis, vihet në pranga 27-vjeçari.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte në banesë lëndë shpërthyese, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– D. Zh., 27 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 27-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy kuti cilindrike të mbushura në brendësi me kapsolla elektrike detonatore, të mbyllura hermetikisht dhe doza me kanabis.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lirohen 4 protestuesit/Noka: Jo ata, por Rama është destabilizuesi i vetëm i Shqipërisë!

Gjykata e Apelit e Tiranës ka liruar katër protestuesit...

Kosovë, shtyhet seanca gjyqësore për rastin e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

Seanca fillestare në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në rastin...

Akuza për korrupsion dhe pastrim parash, kalon për gjykim dosja e kardiologut Edvin Prifti

Dosja penale ndaj mjekut kardiolog Edvin Prifti ka kaluar...

U arrestuan në tubimin kombëtar të PD! Lirohen 4 protestuesit, gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Katër protestues të Partisë Demokratike, të arrestuar gjatë protestës...