10.5 C
Tirana

Protesta e nesërme pranë bashkisë së Tiranës, Policia masa për garantimin e rendit

Më datë:

Policia e Shtetit ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” nesër, më 21 qershor pranë bashkisë së Tiranës.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se nesër prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Për këtë arsye Policia sugjeron që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.

Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Izbicës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Muhamet Alidemajn...

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta

Partia Demokratike zhvillon sot, 2 shkurt, mbledhjen e grupit...

Mazniku: Nesër Kuvendi vendos të ketë vetëm 1 kryetar për Komisionin e “Territoriales”

Është mbledhur këtë të hënë Komisioni Posaçëm Parlamentar për...

Shkaktoi aksident me vdekje, AMP arreston efektivin e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në...