Begaj, takim me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Gjermani

Më datë:

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot në Berlin një takim me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Gjermani.

Figura të suksesshme në fusha të ndryshme; sipërmarrës, mjekë, artistë, arsimtarë dhe aktivistë të organizatave të të rinjve, e njohën Kreun e Shtetit me përvojat e tyre të bashkëpunimit me komunitetin shqiptar dhe qytetarët gjermanë.

Begaj shprehu përgëzime për arritjet e gjithësecilit dhe vlerësoi arritjet e tyre personale, të cilat i quajti krenari kombëtare.

Gjithashtu Presidenti ftoi sipërmarrësit shqiptarë të ndihmojnë më shumë për kauza të shqiptarëve, në veçanti për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë, apo të diasporës së re siç konsiderohet tashmë komuniteti i të ikurve pas viteve’90 në shtetet evropiane.

Presidenti vlerësoi nismat e ndërmarra për hapjen e shkollave shqipe vullnetarizmin e mësuesve të gjuhës shqipe, dhe gjithashtu nxiti forcimin e këtij bashkëpunimi në mënyrë që brezat e ardhshëm krahas gjuhës gjermane dhe integrimit me kulturën vendase ku jetojnë, të mos harrojnë gjuhën amtare dhe identitetin kombëtar.

Për sa i përket ndërveprimit mes të rinjve, Presidenti vlerësoi iniciativat e studentëve që shkollohen në universitetet e Gjermanisë, ndërsa u shpreh se Shqipëria i mban gjithmonë dyert hapur për ata që duan të kthehen dhe të investojnë në vendlindje, dijet e marra në Perëndim.

Ky takim u koordinua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë  në Berlin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, gjashtë të arrestuar në Laç

 Policia e Lezhës finalizoi operacionin “Perimetri 2”, për goditjen...

Lamallari takon homologun austriak: Forcojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një...

Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme arrin në 8,2 miliardë lekë

 Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme ka arritur në 8,2...

SUEDI – Rutte: Vendimi i Trump për trupat në Poloni nuk e ndryshon kursin e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte ka mirëpritur...