Xhixho: Arsimi prioritet i Partisë së Lirisë, buxhet 5% e PBB-së

Më datë:

Zv.presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho tha sot se arsimi është në emergjencë kombëtare, prandaj dhe ky sektor është një ndër prioritetet e Partisë së Lirisë.

Sipas Xhixhos, “duke ringritur arsimin, ringrihet Shqipëria, duke u kthyer në vendin që i jep mundësi të gjithëve dhe jo vetëm disave”.

Në një deklaratë për mediet nga selia e Partisë së Lirisë, zv.presidentja e kësaj force politike, Xhixho, tha se klasifikimi në PISA bën ngelës në radhë të parë qeverinë shqiptare, Ministrinë e Arsimit dhe politikat e tyre të dështuara arsimore.

“Fatkeqësisht cilësia e arsimit në Shqipëria ka rënë dhe po bije në mënyrë progresive”, tha Xhixho.

Xhixho tha se “ka kërkuar prej muajsh interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cila nuk vjen në Kuvend të japi llogari përpara qytetarëve”.

Xhixho tha se janë 202 shkolla të mbyllura në pesë vite, ndërsa akuzoi qeverinë dhe për mungesën e mësuesve. “Ka 222 vende vakante për mësues matetmatike dhe mësues të gjuhës e letërsisë. Dy lëndët që bashkë me shkencat, i renditën të fundit nxënësit shqiptarë”, shtoi Xhixho.

Xhixho theksoi se arsimi është prioritet i Partisë së Lirisë. “Do ketë një analizë të thellë të sistemit për të ndarë nevojat akute të arsimit e buxhetimit. Buxheti për arsimin do jetë sa 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, njësojë sa vendet e BE. Kërkimi shkencorë dhe inovacioni do të buxhetohen mbi mesataren e vendeve të BE. Pa investuar fort në arsim nuk mund të ngrihet Shqipëria dhe pa ngritur arsimin, padyshim këto janë të lidhura në mënyrë shumë të bashkuar”, tha Xhixho.

Një tjetër pikë e programit të Partisë së Lirisë do të jetë dhe reformimi i kurikulave shkollore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi

Ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi u nda sot nga...

Kryesia e PD-së mblidhet, Berisha kërkon vijimin e anëtarësimeve

Sali Berisha ka mbledhur sot Kryesinë në selinë e...

Nderime për Dëshmorët e Policisë në 5 Maj

Dita e Dëshmorëve mblodhi së bashku, në një ceremoni...

Sekuestrohen ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit

Strukturat e Doganës Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare,...