Roboti Optimus në treg brenda vitit 2025

Më datë:

Elon Musk, konfirmon se roboti humanoid Optimus do të jetë në treg brenda vitit 2025.

Sipas kreut të Teslas, fillimisht këta robotë do të vihen në funksion në fabrikat e grupit, dhe ideja është që ushtria Optimus të përdoret në zinxhirin e montimit, veçanërisht në veprimet më të rrezikshme që ende kryhen nga njeriu.

Sipas mediave ndërkombëtare Musk ka përpshpejtuar kohën dhe e ka bërë të ditur gjatë një mbledhjeje me investitorë për të ardhmen e Teslas, që mund të fokusohet përveç se në prodhimin e automjeteve, edhe të robotëve njerëzorë.

Në vitin 2022 kompania prezantoi gjeneratën e parë të robotit Optimus tashmë është publikuar edhe një video e një humanoidi teknologjik që palos diçka në mjediset e një fabrike.

Tesla nuk është e vetmja kompani automobilistike që do integrojë robotët me sjellje njerëzore, por edhe Honda, Hyundai dhe Bmw.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kriza e naftës, Berisha: Qeveria po vjel nga qytetarët miliona pa u dhënë asnjë ndihmë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një prononcim...

Koçiu: Forcim i pjesëmarrjes së vajzave në transformimin teknologjik

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi sot se Shqipëria ka një...

Akuzohen për vrasje/ Prokuroria e Fierit përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq babë e bir

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...

Kurti emëron Agron Bajramin kryenegociator në dialogun teknik me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Agron...