Presidentja e KE-së: Evropa e nënvlerësoi koronavirusin

Më datë:

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të martën tha se Evropa e nënvlerësoi koronavirusin. 

Ursula von der Leyen i tha gazetës Bild në Gjermani, se masat kundër virusit që dikur ishin të ashpra javë më parë, tani janë bërë masa që duhet të merren.

“Mendoj se ne të gjithë, që nuk jemi ekspertë, fillimisht e nënvlerësuam koronavirusin. Por ndërkohë po ashtu është bërë e qartë se ky është një virus që do të na mbajë të zënë për një kohë të gjatë”, tha ajo, duke shtuar se është e rëndësishme të respektojmë deklaratat e shtetrrethimit nga disa anëtarë të BE-së.

Presidenti francez Emmanual Macron e përshkroi betejën kundër virusit si një “luftë”, por Von der Leyen tha se: “Personalisht nuk do ta përdorja këtë fjalë, por e kuptoj motivimin e presidentit francez. Sepse koronavirusi është një kundërshtar i panjohur. Ne nuk e shohim atë, nuk ka ngjyrë, nuk ka shije. Sidoqoftë, vërejmë se po përhapet me një ritëm të furishëm”.

Virusi u shfaq në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar, ndërsa është përhapur në të paktën 163 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur shpërthimin një pandemi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

9 Maji, Dita e Unitetit Evropian

Më 9 maj të çdo viti, shtetet anëtare të...

Situatë e tensionuar në protestë, policia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Tensionet e para janë regjistruar në protestën e sotme...

Hita inspekton masat për protestën e PD, kërkon qetësi dhe profesionalizëm nga forcat e rendit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Rama me fituesit e startup-eve 2025: Rrisim volumin e financimeve për aplikantët

https://www.youtube.com/live/eAi6xG4MTA8?si=phz-ze9WVoWd0FvV  Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zhvillimi i teknologjisë...