Avokati: GJKKO s’pranon as provat, procesi me kalendar politik

Më datë:

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për revokim të masës së sigurisë ndaj tij.

Në një prononcim për mediat, avokati Genc Gjokutaj tha se ka një mungesë të theksuar të vullnetit të Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme për kryerjen e veprimeve hetimore, sipas ligjit.

Ai theksoi se pala gjyqësore nuk pranon provat e mbrojtjes, të cilën e cilëson shkelje flagrante. Sipas Gjokutajt, këto janë lëvizje me prapavijë politike për t’i hequr mandatin e deputetit Berishës dhe rrjedhimisht që ai të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 2025-ës

“Në mungesë të vullnetit për të kryer veprime hetimore lidhur me veprën që pretendon SPAK. Të gjitha këto kërkime do i bëjmë pavarësisht se SPAK e GJKKO nuk dëgjojnë. Ata kanë nisur praktika anti-ligjore, anti-kushtetuese.

Sot këta thonë provat që paraqet mbrojtja nuk mund t’i pranojmë që është shkelje flagrante e barazisë në një debat gjyqësor dhe në hetim, ndërkohë që Prokuroria ka provat e veta. Prokuroria e GJKKO duhet t’i marrin provat, t’i admnistraojnë.

Është një skandal i rradhës dhe ne do vazhdojmë rrugën ligjore. SPAK deri më tani është marrë me lojën e kungulleshës, detyrim paraqitje apo arrest në shtëpi. Ska asnjë provë, ose dokumentim të fajësisë.

Zgjatja e afatit në ekstrem, kohëzgjatja do ecë me kalendar politik siç e ka urdhëruar kryeministri, sepse lidhet me mandatin e zotit Berisha, zgjedhjet e parakohshme. Janë ato afate që përcaktojnë këto afate“, deklaroi Gjokutaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Skandal i ri në Ukrainë, nën hetim figurë e afërt me presidentin Zelensky

Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin...

Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut...

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në...

“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit

 Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik...