Vetting-u në Polici, ICITAP: Nivel shumë i lartë profesionalizmi nga punonjësit e AMP-së

Më datë:

Punonjës të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore morën pjesë sot në një trajnim në lidhje me procesin e Vlerësimit Kalimtar dhe Periodik, të zhvilluar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), me mbështetjen e programit ICITAP.

Në këtë takim morën pjesë Këshilltari i Lartë për Llogaridhënien Policore nga Programi ICITAP në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Richard Deasy dhe Këshilltari për Llogaridhënien Policore nga Programi ICITAP, Rick Bates, të cilët vlerësuan nivelin shumë të lartë të profesionalizmit që punonjësit e AMP-së kanë kryer gjatë seancave të vetting-ut.

Drejtori i përgjithshëm i AMP-së, Florian Sulejmani falënderoi përfaqësuesit e ONM-së dhe të ICITAP-it për mbështetjen e vazhdueshme në proceset inspektuese, hetuese, të trajtimit të ankesave, poligrafit, vlerësimit kalimtar e periodik, etj.

Vëzhguesi Ndërkombëtar i ONM-së nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara, Steven Kessler, së bashku me përfaqësues të ONM-së ndanë me anëtarët e trupave vlerësuese të AMP-së, përvojën disavjeçare të fituar nga procesi i vetting-ut të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua rreth sfidave të hasura mbi zhvillimin e procesit të vetting-ut, si fshehja e mundshme e pasurisë nga subjektet, hetimi i kontrollit të figurës, transparenca e procesit, llogaridhënia gjatë hetimit, etj.

Ky trajnim vjen si një vlerë e shtuar e bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, në funksion të rritjes së mëtejshme të kapaciteteve profesionale të agjencisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...