Çmimi i gazit natyror në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga janari

Më datë:

Çmimi i gazit natyror në Evropë ka arritur nivelin më të lartë në tre muaj për shkak të konflikteve në Lindjen e Mesme.

Kontrata standarde e TTF për dorëzim në një muaj u rrit në 33,95 euro (36,12 dollarë) për megavatorë në bursën e Amsterdamit.

Ky është çmimi më i lartë që nga fillimi i janarit.

Javën e fundit çmimi i gazit natyror është rritur me më shumë se 20%, duke u rikuperuar nga rënia e çmimeve në muajt e parë të vitit.

Një arsye për rritjen është frika e investitorëve nga një luftë e re në Lindjen e Mesme dhe ndikimi i mundshëm në furnizimet me gaz nga rajoni.

Tregjet e mallrave presin reagimin e Izraelit pas sulmit iranian të së shtunës.

Më parë, një dimër jashtëzakonisht i butë në Evropë kishte shkaktuar një rënie të çmimit të gazit.

Në shkurt çmimi arriti në 22,31 euro, niveli më i ulët që nga vera e kaluar.

Niveli i depozitimit të të gjitha objekteve evropiane të depozitimit të gazit ishte 62%. Sipas shoqatës GIE, megjithatë, gjatë pesë viteve të fundit niveli mesatar ishte vetëm 43%.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rezoluta e PE: 453 vota pro Shqipërisë, theksohet progresi dhe problemet me korrupsionin

Parlamenti Europian ka miratuar në seancën e sotme rezolutën...

Berisha: Agjencitë e vendeve partnere po godasin grupet kriminale shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se...

G7 – Trump: Marrëveshja me Iranin ende nuk është përfundimtare

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se marrëveshja e...

Dëshmia e Artan Tafanit: Si u planifikua vrasja e Rexhep Ginës dhe roli i personave të përfshirë

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka vijuar dëshminë...