Bakiu: Asnjë masë nga Ministria e Arsimit pas rezultateve të fundit të PISA-s

Më datë:

Deputetja dhe anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Merita Bakiu tha sot se “ndonëse rezultatet e fundit të PISA-s treguan një gjendje të përkeqësuar të sistemit tonë arsimor, nga ana e Ministrisë së Arsimit nuk është marrë asnjë masë për këtë gjë”.

Në një deklaratë për shtyp, Bakiu theksoi se “në vend që të kishte një reflektim nga institucionet përkatëse, Ministria e Arsimit i është “përgjigjur” dështimit, duke e thelluar edhe më tej propagandën qeveritare nëpër shkolla, duke i kthyer drejtuesit e shkollave në komisarë politikë dhe në shpërndarës të aktiviteteve politike dhe partiake”.

“Partia Demokratike me programin e saj për arsimin synon ta zhveshë shkollën nga të gjitha vështirësitë dhe pengesat e deritashme burokratike, duke i dhënë mësuesve një vend nderi ashtu siç ata e meritojnë dhe duke vendosur në qendër të misionit të tyre mësimdhënien dhe jo burokracinë e shkresurinave pa fund”, tha Bakiu.

Sipas saj, dinjiteti i tyre do të shpërblehet me rroga më të larta dhe me kushte më të mira pune.

“Gjithashtu duke mos i mbajtur nën presionin e vendit të punës dhe duke i çliruar nga drejtuesit komisarë partiakë, duke ndaluar rreptësisht të merren me veprimtari politike të gjithë ata që duan të drejtojnë institucionet shkollore”, tha Bakiu.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...