Basha: Do të kërkoj që në çdo degë një grua të ketë një post drejtues.

Më datë:

Partia Demokratike dhe Forumi Gruas në PD, në bashkëpunim me ËDF dhe NDI kanë zhvilluar një tryezë në lidhje me rolin e gruas.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se pesha më e madhe e problemeve me të cilat përballet sot shoqëria, bien mbi gruan dhe nënën shqiptare.

Ai shtoi se ka ardhur koha që PD të shpalosë programin për familjen shqiptare, ndërsa shtoi se do të kërkojë që në çdo dege një grua të ketë një post drejtues.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen e madhe ndaj nënave e grave shqiptare.

-Unë e di që ditët janë shumë të vështira për çdo grua. Ato sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë.

Rritja e kosotos së jetesës prek ccdo shqiptar por barra e përditshme e menaxhimit të kostos bie mbi gruan shqiptare.

Presioni që po shkakton emigracionin bie mbi gjithë shoqërinë, por askush nuk e ndjen më shumë se nënat shqiptare.

Është e kotë të themi që ka një barazi rolesh.

Sa më e sigurt, e pavarur të jetë një grua, aq me e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria.

Duhet t’i japim hapësirë në drejtim. Unë do të kërkoj që në çdo dege një grua të ketë një post drejtues.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...