Klitschko: Gjermania të dërgojë raketa ”Taurus” në Ukrainë

Më datë:

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka vlerësuar ndihmën ushtarake gjermane, por tha se ”është koha që kancelari Olaf Scholz të dërgojë më në fund raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë”.

Në një intervistë të fundit Klitschko tha se “një nga pyetjet më të rëndësishme për vendin e tij është nëse Gjermania do të furnizojë raketat e nevojshme ‘Taurus”.

“Ne po mbrojmë vendin tonë. Dhe kjo është arsyeja pse na duhen raketat ‘Taurus’. Ne mund ta përdorim atë për të shkatërruar logjistikën ushtarake të rusëve. Presim një vendim pozitiv nga qeveria gjermane”, shtoi ai.

Në maj të vitit të kaluar, Ukraina kërkoi nga qeveria gjermane raketat ”Taurus”, të cilat janë jashtëzakonisht të sakta dhe kanë një rreze veprimi prej 500 kilometrash.

Ajo dëshiron t’i përdorë ato për të goditur pozicionet ruse dhe depot materiale shumë prapa vijës së frontit.

”Gjermania më në fund është zgjuar dhe po na ndihmon shumë”, theksoi Klitschko për ngurrimin fillestar të Scholz për të dërguar armë më të fuqishme në Ukrainë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz vazhdon të kundërshtojë dorëzimin e raketave ”Taurus” në Ukrainë, tha dje një zëdhënës i qeverisë, pavarësisht presionit në rritje nga koalicioni i tij.

Grupet parlamentare të koalicionit gjerman duan të paraqesin një mocion të përbashkët në Bundestag, Dhoma e Ulët e parlamentit të Gjermanisë, për të ofruar sisteme dhe municione shtesë të nevojshme të armëve me rreze të gjatë veprimi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...