Meta: Koha për organizim të fuqishëm të opozitës!

Më datë:

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Shkodra tha se janë të gjitha mundësitë për të ecur para, por gjithçka vidhet.

Duke u ndalur te ndihma ndaj fermerëve, Meta deklaroi se qeveria shqiptare nuk u jep asgjë, por bën projekte me shifra marramendëse. Mes të tjerash ai përmendi edhe zotin Berisha, pasi tha se Shkodra ka ngelur ende me rrugën që ai ndërtoi kur ishte në pushtet.

“Shkodrën mos e lini me rrugën që ka bërë doktori, se ju e dini që mund të shkojë deri në 4-5 orë deri në Tiranë.

Tani thonë duhet të kesh mbi 10 lopë që të përfitosh subvencione.

Serbia jep 385 euro për një lopë jep, Maqedonia subvencionin edhe për çdo qen për fermat. 60% të të ardhurave të pensionistit shkojnë për bukën e gojës.

I shikoni se sa ka shkuar çmimi i ushqimeve apo i apartamenteve.

Ne do të japim grant 10 mijë euro për çdo fermer që dëshiron të bëjë një fermë.

Do t’i lehtësojmë nga taksat për 5 vitet e para. Paratë këtu janë, por vidhen me projektet e tejfryra me projekte marramendëse.

Është koha për organizim të fuqishëm të opozitës dhe të Partisë së Lirisë.

Unë besoj shumë në integritetin e këshilltarëve tanë”, tha Meta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...

Forcat Operacionale të Burgjeve “zbarkojnë” në Vlorë, kontrolle të befasishme në paraburgim

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë...