“Flet si perëndimor, por…”, Basha për deklaratën e Ramës mbi Kosovën

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me postimin e kryeministrit Edi Rama, mbi mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë së OKB, ku u diskutua mbi Kosovën.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha tha se Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete

“Flet si perëndimor, vepron si lindor.

Aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, europiane dhe euroatlantike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë.

Aleatët strategjikë e trajtojnë korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri si cënim të sigurisë së tyre kombëtare. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron çështje të sigurisë së vendit tonë.

Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete.

Shqipëria nuk ka kërcënim më të madh ndaj sigurisë së saj kombëtare se korrupsioni që vret vende pune, varfëron shqiptarët dhe shkatërron besimin te institucionet dhe shteti”, shkroi Basha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njofton konsumatorët për praninë...

I akuzuar si pjesë e grupit të “Visit të Pojës”, Ervis Deti kthehet në Shqipëri

Ervis Deti, pjesë e grupit të Visit të Pojës...

Shqipëria në fokus në Zyrih, Gonxhja: Prioritet tërheqja e kapitalit dhe talenteve

Ministri Blendi Gonxhja ka marrë pjesë sot në 9...

“Prania Besnike”, kryeministri Rama mbledh drejtuesit politikë të PS-së

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Vilën e Kuqe,...