Rama: Në qershor rritje pagash për disa kategori

Më datë:

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama e konsideron një vit të suksesshëm në të gjitha aspektet këtë vit që po lëmë pas.

“Viti më i mirë në aspektin ekonomik. Duhet pasur parasysh paranteza me vitet e shkuara dhe jo në raport se sa duhet bërë edhe më shumë në raport me zhvillimin kombëtar dhe ekonominë familjare.

Viti më i mirë në aspektin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë.

Faktikisht, ky vit do të mbyllet me një arritje ekonomike që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikim të bërë qoftë nga qeveria shqiptare qoftë nga institucionet ndërkombëtare.

Turizmi është një nga kanalet më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik.

Po ashtu ky vit ka pasur rënie të mëtejshme të papunësisë reale dhe sot jemi me një pamundësi që është më e ulëta e të gjitha viteve, pra 10.5% dhe synimi është vitin e ardhshëm të zbresim nën këtë shifër.

Investimet e huaja direkte kanë arritur në mbi 1 miliardë ose 60 euro mbi vitin e shkuar.

Paga minimale këtë vit u rrit në vlerën e 40 mijë lekëve që praktikisht përkon falë forcimit të monedhës vendase si asnjëherë më parë me 400 euro.

Po ashtu kanë filluar të gjitha programet e mbështetjes dhe kompensimeve, qoftë për rritjen e kontributeve qoftë edhe për pensionet që kanë arritur një rritje me vlerë 9 për qind.

Në qershorin e vitit të ardhëshm do të kenë rritjene parashikuar në buxhetin e vitit 2024. Punonjësit e policisë, arsimtaret dhe mjekët do të kenë rritje”.”, tha ai gjatë konferencës me gazetarë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...