Opsioni i ri i WhatsApp funksionon njësoj si në iMessage

Më datë:

WhatsApp ka shtuar opsionin me anë të të cilit një mesazh në bisedat individuale apo në grup mund të vendoset në krye të të tjerëve.

Kjo kursen kohën që do duhej për të parë të gjitha mesazhet në një bisedë si dhe thekson diçka të rëndësishme. Tashmë nuk ka më arsye për të humbur diçka apo të realizoni planin për të dalë në fundjavë.

Sipas Meta, opsioni është shumë i thjeshtë për t’u përdorur, mjafton të mbani shtypur mesazhin e përzgjedhur dhe të klikoni “pin”.

Opsioni funksionon edhe për videot, fotot apo sondazhet. Mesazhi do të qëndrojë në krye për 7 ditë sipas versionit automatik, por përdoruesit mund ta ndryshojnë afatin nga 24 orë në 30 ditë, diçka e ngjashme me “starring”.

Administratorët e grupeve të bisedave mund të menaxhojnë se cili prej përdoruesve mund të përdorë opsionin, madje ta aplikojnë në mesazhe që mund t’i shohin vetëm ata.

“Pin” funksiononte prej kohësh në Facebook Messenger dhe iMesagge në iOS, ndërsa tani është i disponueshëm për pajisjet Android, iPhone si dhe versionet Web e Desktop të aplikacionit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...