22.5 C
Tirana

Rrëzohet pretendimi se Trump gëzon imunitet

Më datë:

Ish-Presidenti Donald Trump nuk ka imunitet nga akuzat penale për veprimet që ndërmori kur ushtronte detyrën si president.

Gjykatësja e qarkut amerikan Tanya Chutkan nuk gjeti bazë ligjore për të argumentuar se presidentët nuk mund të përballen me akuza penale kur nuk janë më në detyrë.

“Çfarëdo imunitetesh që një president në detyrë mund të gëzojë, Shtetet e Bashkuara kanë vetëm një drejtues të ekzekutivit, dhe ky post nuk të jep të drejtën e të qëndruarit jashtë burgut gjatë gjithë jetës”, shkruan gjykatësja në vendimin e saj.

Tanya hodhi poshtë gjithashtu argumentin e Trump se akuzat shkelin të drejtat e tij të lirisë së fjalës sipas Amendamentit të Parë të Kushtetutës së SHBA.  Për shkak se Trump është presidenti i parë aktual ose ish-president i SHBA që përballet me akuza penale, vendimi i Chutkan është i pari nga një gjykatë amerikane që pohon se presidentët mund të akuzohen për krime si çdo qytetar tjetër.

Trump, ka shpallur kandidaturën për president në zgjedhjet amerikane të vitit 2024. Vendimi i Gjykatëses Chutkan e sjell ish-presidentin Trump një hap më afër përballjes me një juri gjyqësore mbi akuzat se ai komplotoi për të ndërhyrë në numërimin e votave elektorale dhe për të penguar çertifikimin nga Kongresi të fitores së Biden. Trump është deklaruar i pafajshëm dhe ka akuzuar prokurorët për përpjekje për të dëmtuar fushatën e tij elektorale.

Ish presidenti amerikan gjithashtu përballet me akuza penale për manipulimin e zgjedhjeve në Xhorxhia rast për të cilën është  deklaruar i pafajshëm. Gjyqi është planifikuar të fillojë në Mars.

Ish-Presidenti Trump mundet ta apelojë menjëherë vendimin, veprim që mund të shtyjë gjyqin, ndërsa Gjykata e Apelit dhe ndoshta Gjykata e Lartë mund ta marrin çështjen në shqyrtim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...