11.5 C
Tirana

Kosovë/ Presidentja Osmani bën homazhe në Prekaz për 28 Nëntor

Më datë:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe tek varri i komandantit legjendar, Adem Jashari në Prekaz të Skenderajt me rastin e 28 Nëntorit, ditës së flamurit, përvjetorit të daljes së parë publike të UÇK-së dhe ditëlindjes së komandantit legjendar.

Osmani nga atje tha se sot e fillon këtë ditë historike duke nderuar një figurë dhe familje po aq historike sa edhe vetë flamuri kuq e zi, familjen Jashari.

“Është pikërisht flamuri kuq e zi dhe data 28 Nëntor që është ditë që na kujton secilit prej nesh çmimin e lartë të lirisë por edhe sakrificat që janë bërë për shekuj në mënyrë që të gjithë të jetojmë të lirë”, tha Osmani.

Më tej, ajo tha se sot shqiptarët kudo që janë e shënojnë këtë ditë e njëkohësisht, sipas saj, është edhe moment reflektimi për të gjithë atë që heronjtë shqiptarë kanë bërë për popullin.

“Lavdi të gjithë atyre që kanë dhënë gjithçka për lirinë e Shqipërisë, lirinë e Kosovës dhe respekt i jashtëzakonshëm për familjen Jashari”, tha Presidentja Osmani.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...