14.5 C
Tirana

Zbulohen akullnaja kripe në Mërkur dhe në to mund të ketë jetë

Më datë:

Shkencëtarët kanë zbuluar se në Mërkur, planetin më të vogël dhe më të afërt me diellin mund të ekzistojnë akullnaja kripe. Ky zbulim tregon se edhe kushtet më ekstreme në sistemin e brendshëm diellor mund të përkojnë me ato në planetin tonë.

Një tjetër studim i fundit ka zbuluar se Plutoni ka akullnaja nitrogjeni. Plutoni ndodhet në skajin tjetër të sistemit diellor dhe kjo tregon se akullnajat shtrihen nga cepi më i nxehtë drejt kufirit të jashtëm.

Shkencëtarët e Institutit të Shkencës Planetare mendojnë se akullnajat e kripës mund të kenë kushtet e duhura për të jetuar, të ngjashme me disa prej mjediseve ekstreme në Tokë ku lulëzon jeta e mikrogjallesave.

“Elementët specifikë të kripës në Tokë formojnë habiate të banueshme në disa prej mjediseve më të ashpra si shkretëtira Atakama në Kili. Kjo na bën të mendojmë për mundësinë e zonave nën sipërfaqen e Mërkurit që mund të jenë më të banueshme se sa sipërfaqja”.

Vendndodhjet e identifikuara nga ekipi kanë rëndësi thelbësore sepse tregojnë pikat më të ashpra të peizazheve të pafundme të planetëve. Gjithashtu kjo mund të tregojë se sistemi diellor mund të ketë habitate në thellësi specifike që kanë kushtet e përshtatshme ku mund të zhvillohet jeta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha mbledh kryesinë e PD-së: Pezullimi i Ballukut çelte portat e ferrit për Ramën!

https://www.youtube.com/live/Q7iikI9ggfk?si=zKL8ebqTre7MxlDa&t=312 Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur këtë të shtunë, më...

“Nga errësira lindi shpresa”, zëri i UÇK-së jehon në Shkup për drejtësi

Shkupi është mbushur sot me flamuj kuqezi, teksa qindra...

Inspektori i IKMT-së në Kukës kërcënon drejtorin e tij, arrestohet 33-vjeçari

Inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës është arrestuar...

Veliaj bën padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës...